Borrel reagon për arrestimet në veri e marshimin e FSK-së
Publikuar:
(23.06.2023 18:51:48)

Shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel, nuk i kanë pëlqyer arrestimet e serbëve në veri e as marshimi i FSK-së në Mitrovicën e Jugut.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Borrel.
/Shqip.com