Bora Zemani vajza e këtij ish-koloneli shqiptar

Emri saj lakohet thuajse çdo ditë në mediat rozë.
Flasim për Bora Zemanin, moderatoren shqiptare e cila ka arritur të futet në zemrat e masës së audiencës.
Publiku e njeh Borën qysh në moshën 17 vjeçare, kur u shfaq për herë të parë në ekran si velinë e “Fiks Fare”.
Pas kësaj, sukseset e Borës në botën e ekranit filluan të zgjeroheshin. Ajo u bë modele, më pas këngëtare e tani krejt në fund edhe moderatore.

Familja e Borës
Bora Zemani dhe Lisien Zemani janë dy fëmijët e vetëm të familjes. Jo rrallë, Bora na ka prezantuar edhe me prindërit e saj, me të cilët ndan kohë pas kohe imazhe të ndryshme.
Madje, për të dy prindërit ajo ka bërë nga një dedikim të veçantë. Ajo ka të bërë dy tatuazhe me domethënie unike.
Mbrapa në shpinë Bora ka të vizatuara buzët e nënës së saj.

“Si vajzë e përkëdhelur, isha kudo pas mamit, duhej të shkoja kudo me mamin 😋 edhe vendi im i preferuar ishte prehëri i mamit tim… kudo… në dreka, darka, në shtëpi kur shihja TV etj, duhej të rrija patjetër tek ajo… dhe vendi i saj i preferuar për të më puthur ishte, supi im… dhe më thoni, ka kujtim më të bukur për një fëmijë sesa puthjet e mamit??? Prandaj, buzët e saj i bëra përjetë në trupin tim, tamam në vendin ku më ka puthur e më puth ajo gjithmonë (sepse i ulem akoma ndonjëherë në prehër😜) të dua ma!!!”kështu kishte shkruar Bora në foton kur kishte treguar tatuazhin për nënën e saj.
Derisa, në krahë ajo ka bërë tatuazh gradat që babai i saj i ka mbajtur si kolonel në 30 vjet punë në Forcat e Armatosura.
“Surpriza ime për babin. Grada e Kolonelit (grada e fundit që ai mbajti në 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura shqiptare). Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua. Të dua ba’. Jam me fat që të kam dhe ndihem krenare që jam bija jote. Shpirt i bukur.
P.s. Surprizën nuk e priti edhe aq mirë. Në fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes e që kushedi kur shërohej ajo plagë e madhe gjithë gjak. Pastaj kuptoi që ishte tatuazh me ngjyrë të kuqe dhe më në fund, e shijoi surprizën”, kishte shkruar Bora.

Jeta private e Borës
Bora Zemani është përfolur jo pak herë edhe për jetën e saj private.
Lidhja e saj me Vin Velin e kishte vënë shpesh në qendër të mediave rozë. Dyshja kishin bashkëjetuar një kohë të gjatë, dhe së bashku kanë edhe një djalë të quajtur Arbor.
Por, në vitin 2017 çifti vendosi t’i japë fund lidhjes, duke vazhduar raportet e mira për hir të djalit.

Ndërkohë, në vitin 2019 Bora nisi lidhjen me aktorin e humorit Donald Veshajn. Lidhja e tyre zgjati për dy vjet.
Madje, ata kishin bashkëjetuar dhe në bazë të rrëfimit të Donladit sa ishte në Big Brother VIP, u ndanë shkas i xhelozisë.
Tetori i vitit 2021 bëri sërish bashkë çiftin por në disa rrethana jo edhe të zakonshme.
Bora kishte shkuar të takonte shoqen e saj Semin në BBV, por kishte përfunduar duke e takuar edhe Donaldin ku shkëmbyen puthjen e shumëpërfolur.

Pas kësaj, të gjithë ishin të bindur për një ribashkim, por që nuk ndodhi për arsye se Donaldi filloi lidhjen me Beatrix Ramosajn brenda BBV, lidhje e cila përfundoi me të mbaruar formati.
Kohët e fundit është raportuar se Donaldi dhe Bora janë takuar dy herë radhazi, në apartamentin e Borës dhe njëherë tjetër në Vjenë, ani pse ende mbesin lajme të pakonfirmuara nga dyshja./Shqip.com