Rozë

Bora Zemani fton ish partnerin në festën e ditëlindjes, publikohen pamjet

Ditëlindja e Bora Zemanit

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani, para disa ditësh mbushi 30-vjeç.

Ajo po ashtu u pa në një festë, ku të ftuar ishin edhe artistët e Threedots, por si duket Bora nuk e ka pasur me kaq, pasi ajo ka organizuar edhe një festë tjetër.

Disa nga të ftuarit në ditëlindje ishin Xhensila Myrtezaj, Klajdi Haruni, Bruno, Olti Curri, Semi Jaupaj, Olsa Muhameti, Arjan Konomi si dhe shumë konkurrentë të Për’puthen.

Por përveç këtyre emrave të njohur për publikun, një nga personazhet që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish partneri i saj Vin Veli me të cilin e ka djalin.

Vini ishte dj i mbrëmjes ku po argëtohej mjaft shumë në ditëlindjen e ish partneres, duke treguar se mes tyre s’ka pasur vend për hatërmbetje.

Se ai ka qenë prezent e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram ku shihet djali i tyre, Arbori duke provuar mjetet që ai bënë muzikë.

Siç duket dyshja mbajnë raporte miqësore për shkak të djalit të tyre./SHQIP.com