Rozë

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj bëjnë ‘xing’, kush kë e kopjoi?

Padyshim që të dyja janë dy nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Njëra moderatore e tjetra këngëtare, dikur mikesha të mira e vet pak muaj më parë u kthyen në rivale.

Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip nisi lidhjen me Donald Veshajn, i cili kishte lënë pezull lidhjen me Borën me qëllim që ta zgjidhnin sapo të mbaronte edicionit i BBV.

Teksa pas përfundimit të formatit, Trixa dhe aktori Veshaj u ndanë, nuk vonoi shumë dhe ai u ribashkua sërish me Borën.

Kështu vëmendja vazhdon të jetë mjaft e fuqishme tek të dyjat, ku së fundmi kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre të ngjashme.

Dyshja kanë publikuar së fundmi foto në rrjetet sociale ku shfaqen me kapelën e njëjtë.

Ishte Bora ajo që publikoi rreth një muaj më parë një foto-album në rrjetet sociale, e veshur me të zeza dhe me një kapele.

Beatrix Ramosaj publikoi rreth një javë më parë një foto ku kishte vënë një kapele të ngjashme me atë të Borës.

Por, moderatorja ka publikuar sërish një foto me të njejtën kapele në rrjetet sociale…

Ndonëse jo me veshjen, Bora dhe Beatrix kanë bërë edhe më herët ‘xing’ me postimet e njëjta në Instagram.

Pas përfundimit të Përputhen, moderatorja zgjodhi të relaksohej në Bodrum të Turqisë. Mesa duket, e të njëjtës mendje ka qenë edhe këngëtarja, e cila zgjodhi të njëjtin destinacion për të pushuar.

Në disa foto të postuara në Instagram duket Trixa duke e cila ka pozuar sensuale mbi lëndinë.

Ju tingëlloi e dëgjuar apo jo? E vërtetë, disa kohë më parë të njëjtën pozë ka marrë edhe Bora në fotot e publikuara në Instagram.

Këto detaje na vërtetojnë edhe një herë shijet e njëjta të Borës dhe Beatrix./Shqip.com