Lajme Botë

“Bombë” ryshfeti? Zbulohet hetimi sekret ndaj Trump, dyshohej se mori 10 mln dollarë nga Egjipti në ditët e fundit të fushatës presidenciale (I)

Washington Post raporton se një tërheqje prej 10 milionë dollarësh nxiti një hetim sekret me dyshimin nëse Donald Trump kishte marrë para nga Egjipti në ditët e fundit të fushatës së tij, në vitin 2016.

Është një nder i madh të jem me presidentin El-Sisi një mik i imi prej një kohe të gjatë që para zgjedhjeve. Ne jemi takuar gjatë fushatës, pak para fushatës. Dhe ne do të kemi një rrugë të gjatë përpara. Në fakt nuk i kërkova të më mbështeste por mendoj se nëse do t’ia kërkoja, ai do ta bënte“, kështu do të deklaronte Donald Trump gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi, gjatë një takimi të G7-ës në 26 gusht të vitit 2019, në Biarritz të Francës. Deklaratë e cila tregon se raporti mes tyre ishte më tepër se institucional si dy kryetarë shtetesh… Jo më kot, më herët Trump e kishte quajtur presidentin egjiptian si “diktatorin e tij të preferuar”.

Investigimi i Washington Post

Pesë ditë para se Donald Trump të bëhej president në janar 2017, një menaxher në një degë banke në Kajro mori një letër të pazakontë nga një organizatë e lidhur me shërbimin e inteligjencës egjiptiane. Ajo i kërkoi bankës të “tërhiqte me dashamirësi” afro 10 milionë dollarë nga llogaria e organizatës – të gjitha para të gatshme.

Brenda Bankës Kombëtare të Egjiptit të drejtuar nga shteti, punonjësit iu futën punës me shpejtësi duke bërë gati prerjet prej 100 dollarësh në dy çanta të mëdha, sipas të dhënave nga banka. 4 burra mbërritën dhe morën çantat, të cilat zyrtarët amerikanë i përshkruan më vonë dosjen e mbyllur gjyqësore se peshonin së bashku 90 kg dhe përmbanin atë që ishte atëherë një pjesë e konsiderueshme e rezervës së Egjiptit në monedhën amerikane.

Hetuesit federalë mësuan për tërheqjen, e cila nuk ishte raportuar më parë, në fillim të vitit 2019. Zbulimi intensifikoi një hetim të fshehtë penal që kishte filluar dy vjet më parë, hetim sekret që tregonte se presidenti egjiptian Abdel Fatah El-Sisi kërkoi jepte t’i Trumpit 10 milionë dollarë në funksion të fushatës së tij presidenciale të vitit 2016.

A mbërritën paratë tek Trump?

Që nga marrja e informacionit për Sisin, Departamenti i Drejtësisë kishte ekzaminuar nëse paratë lëviznin nga Kajro për tek Trump, ç’ka do të përbënte shkelje potencialisht të ligjit federal që ndalon kandidatët amerikanë të marrin fonde të huaja. Hetuesit gjithashtu kishin kërkuar të mësonin nëse paratë nga Sisi mund të ishin faktorizuar në vendimin e Trump në ditët e fundit të kandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë për të injektuar fushatën e tij me 10 milionë dollarë nga paratë e tij.

Këto pyetje, të paktën në këndvështrimin e disa hetuesve për rastin, nuk do të merrnin kurrë përgjigje, zbuloi Washington Post.

Brenda disa muajve pasi mësuan për tërheqjen e shumës së lartpërmendur, prokurorët dhe agjentët e FBI u penguan nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë që të merrnin të dhëna bankare që ata besonin se mund të mbanin prova kritike, sipas intervistave me njerëz të njohur me rastin si dhe dokumenteve dhe shënimeve të njëkohshme të hetimit. çështja u mbyll në vjeshtën e vitit 2019 pasi prokurori i përgjithshëm i atëhershëm i Trump, William P.Barr, ngriti dyshime nëse kishte prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimin e Trump.

Drama e të gjithë kësaj në prapaskenë u zhvillua gjatë një kohe veçanërisht të tensionuar për Departamentin e Drejtësisë, me Trump që akuzonte agjencinë për “gjueti shtrigash” politikisht të njëanshme kundër tij në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, të emëruarit e tij duke kërkuar të frenonin hetuesit ata panë sesi disa partiakë dhe mbikëqyrës karriere po kujdeseshin që ta fusnin agjencinë në një betejë tjetër ligjore me Presidentin.

Barr udhëzoi Jessie Liu, avokaten amerikane të emëruar nga Trump në DC, që të shqyrtonte personalisht inteligjencën e klasifikuar për të vlerësuar nëse kërkohej hetim i mëtejshëm. Barr më vonë udhëzoi drejtorin e FBI-së Christopher A.Wray që të impononte “mbikëqyerjen e të rriturve” mbi agjentët e FBI-së që Barr i përshkroi si “të vendosur në ferr” në ndjekjen e të dhënave të Trump, sipas njerëzve të njohur me këtë proces. është e paqartë se çfarë veprimesh, nëse ka, ndërmori si kundërpërgjigje Wray, i cili gjithashtu u emërua nga Trump.

“Mungesë provash, mbyllet hetimi”

Në qershor 2020, prokurori Barr i caktuar për këtë çështje mbylli hetimin, duke përmendur “mungesën e provave të mjaftueshme për të vërtetuar këtë çështje përtej dyshimeve të arsyeshme”.

Ky përfundim u kundërshtua muajt e fundit dhe u shoqërua nga mosmarrëveshje të brendshme nëse hetuesit ishin lejuar të shkonin mjaft larg në kërkimin e atyre provave.

“çdo amerikan duhet të shqetësohet se si përfundoi ky rast”, tha një nga njerëzit, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar për mosmarrëveshjet e brendshme. “Departamenti i drejtësië supozohet të ndjekë provat kudo që të çojnë – ai e bën këtë gjatë gjithë kohës për të përcaktuar nëse një krim ka ndodhur apo jo”.

Një zëdhënës i fushatës presidenciale të Trump nuk iu përgjigj një liste pyetjesh nga Washington Post, përkundrazi iu referua kësaj historie si “Libër shkollor Fake News”.

“Hetimi i referuar nuk gjeti shkelje dhe u mbyll”, tha zëdhënësi Steven Cheung me email. “Asnjë nga pretendimet apo insinuatat e raportuara nuk kanë ndonjë bazë në fakt. Washington Post përdoret vazhdimisht nga pinjollët e Deep State të cilët urrejnë Trumpin dhe aktorët me besim të keq që shpifin dhe mashtrojnë”.

Një zëdhënës i qeverisë egjiptiane nuk pranoi t’iu përgjigjej pyetjeve të detajuara të dërguara nga Washington Post.

“Është e papërshtatshme të komentohen apo referohen vendimeve të nxjerra nga sistemi gjyqësor apo procedurave dhe raporteve të marra nga departamenti i drejtësisë”, në vende të tjera, shkroi Ayman Walash, drejtor i Qendrës së Shtypit të Jashtëm të qeverisë egjiptiane. Në emailin e tij, Walash gjithashtu theksoi se Departamenti i Drejtësisë e kishte mbyllur hetimin pa akuza.

Trump i bëri “lëshime” presidentit egjiptian

Ndërsa ai bën fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump e ka paraqitur veten si viktimë të komploteve të “Deep State” që synonin të minonin Presidencën e tij, duke e fokusuar shpesh zemërimin e tij në hetimin e Rusisë që i mori pjesën më të madhe të kohës së tij në detyrë.

Ky hetim nuk zbuloi përfundimisht se Trump ose fushata e tij kishin komplotuar me Moskën. Por doli në përfundimin se ekipi i tij priste që fushata do të përfitonte nga ndërhyrja ruse. Pa e ditur publiku, gjatë së njëjtës periudhë, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë po hetonin nëse Trump kishte marrë ndihmë nga qeveria e një vendi tjetër të huaj – Egjipti.

Në vitet kur u mbyll çështja e Egjiptit, ambiciet e regjimit të Sisit për të ndikuar tek zyrtarët e lartë të qeverisë amerikane janë zbuluar nga dënimi për ryshfet i Senatorit Bob Menendez, ish-kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Gjatë Presidencës së tij, Trump ndryshoi politikën e SHBA-së në mënyrë që të përfitonte lideri egjiptian, një njeri që dikur ai e kishte quajtur “diktatori im i preferuar”. Në vitin 2018, administrata e Trump dha 195 mln dollarë ndihmë ushtarake që SHBA-të e kishin bllokuar deri atëherë për shkeljet e të drejtave të njeriut – një veprim që ishte kundërshtuar nga sekretari i tij i shtetit – i ndjekur më pas nga lirimi i 1.2 miliard dollarë ndihmë për Egjiptin.

Departamenti i Drejtësisë dhe zyra e avokatit amerikan në DC nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve të hollësishme për këtë raport. FBI nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Washington Post ose të angazhonte Wray dhe ta bënte të disponueshëm për të komentuar. Barr gjithashtu nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të detajuara për këtë raport dhe Liu nuk iu përgjigj një pyetje të ngjashme.

Në një intervistë, Michael Sherwi, avokati i atëhershëm amerikan që mbylli çështjen dhe një prokuror veteran i çështjeve të komplikuara të sigurisë kombëtare, tha se ai kishte mbyllur një hetim ku provat e mjaftueshme nuk u materializuan kurrë. “Unë e mora atë vendim dhe i qëndroj atij”, tha Sherwin.

Ky dokumentim ekskluziv i hetimit të Egjiptit bazohet nga rishikimi i mijëra faqeve të të dhënave qeveritare, duke përfshirë dosjet dhe ccështjet e mbyllura gjyqësor. ëashington Post intervistoi gjithashtu një numër të madh njerëzish me njohuri rreth hetimit. Ata folën në kushte anonimiteti lidhur me hetimin sensitiv që përfundoi pa akuza penale. Disa treguan mesazhe elektornike, tekste dhe dokumente të tjera që vërtetonin ato që ata thonin.

Hetimi u mbajt i fshehtë për më shumë se tre vjet që prej se kur ccështja ishte hapur, nga viti 2017 deri në vitin 2020. Përciptazi u përmend vetëm njëherë kur gjyqtarë të lartë mbyllën një pjesë të gjyaktës federale në DC për të fshehur identitetet e palëve në një seancë dëgjimore më pas, që u përshkrua se përfshinte një koorporatë të huaj në pronësi shtetërore që po i rezistonte një thirrje. Shumë vëzhgues supozuan se koorporata ishte ruse.

Mirëpo, në javët e fundit të garës presidenciale 2020, pasi hetimi ishte mbyllur, CNN zbuloi se seanca misterioze e Gjykatës përfshinte një bankë egjiptiane. CNN gjithashtu raportoi se prokurori i posaccëm Robert S.Mueller III kishte udhëhequr ccështjen e cila u përqendrua në të dhënat e një informatori se paratë kishin rrjedhur nëpër bankë për të ndihmuar në financimin e fushatës së Trump. CNN raportoi se në fazat e fundit të hetimit, disa prokurorë propozuan nxjerrjen e të dhënave financiare të Trump, përpara se “zyrtarët e lartë” të arrinin në përfundimin e ccështja kishte hyrë në “rrugë pa krye”.

Në atë kohë, zëdhënësi i Trump Jason Miller hodhi poshtë akuzat, duke thënë: “Presidenti Trump nuk ka marrë kurrë asnjë qindarkë nga Egjipti”.

Hetimi i Washington Post zbulon se hetuesit identifikuan një tërheqje të parave në Kajro prej 9,998,000 dollarësh – pothuajse identike me shumën e përshkruar në nga hetimi i inteligjencës, si dhe me shumën që Trump i kishte dhënë fushatës së tij javë më parë. Një teori kryesore që hetuesit ndoqën, bazuar në të dhënat e inteligjencës dhe në transfertat ndërkombëtare të parave, ishte se Trump ishte i gatshëm të siguronte fondet për fushatën e tij në tetor 2016, sepse ai priste të paguhej nga Sisi, sipas njerëzve të njohur me hetimin.

Duke ndjekur inteligjencën egjiptiane dhe linjat e tjera të hetimit, ekipi i Mueller investigoi imtësisht financat e Trump. The Washington Post zbuloi se hetuesit merrnin të dhëna bankare për disa nga llogaritë që Trump përdorte më shpesh kur ishte kandidat dhe se debati brenda Departamentit të Drejtësisë u përqendrua nëse hetuesit mund të merrnin të dhëna shtesë që shtriheshin deri në kohën kur Trump ishte president. Aty ku disa hetues karriere panë prova që justifikonin “gërmimin” më thellë të financave të Donald Trump, por Barr dhe Liu ngritën dyshime.

Prokurori i Përgjithshëm i Trump nuk urdhëroi mbylljen e çështjes, sipas shumë njerëzve me njohuri për ngjarjet, por udhëzimet e tij për Liu dhe, më vonë, zgjedhjet e tij për ta zëvendësuar atë, ndihmuan në drejtimin e tij drejt këtij qëllimi…

Vijon…

/Shqip.com