Bojaxhi: 45 % të serbëve të Kosovës janë shqiptarë të sllavizuar

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” ka folur rreth ADN-së së shqiptarëve dhe jo vetëm.
Ai, ndër të tjerash, ka folur edhe për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.
Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera. Në mesin e tyre edhe serbët.
Ai ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.
“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45 % e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10 % janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai, raporton T7.
/Shqip.com