Kulturë

Bobby Rydell, këngëtari i ‘Wild One’, vdiq në moshën 79-vjeçare

Robby Rydell, këngëtari i njohur nga vitet e ’60-ta, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar përmes një deklarate përfaqësuesit e tij.

Rydell, ishte i njohur për këngët “Wild One” dhe rolin e tij si Hugo Peabody në filmin e vitit 1963 “Bye Bye Birdie”.

Rydell kishte këngën e tij të parë në ‘Billboard 100’ në vitin 1959 dhe vazhdoi të kishte një karrierë që përfshinte hite të shumta, me më shumë se 25 milionë shitje të albumeve.

Rydell vdiq nga komplikimet e pneumonisë, të cilat nuk kishin lidhje me Covid-19, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, Rydell ka lënë pas gruan e tij, Linda J. Hoffman, djalin Robert Ridarelli, vajzën Jennifer Dulin dhe pesë nipërit e tij.