Rozë Ndërkombëtar

Blogerja ruse qan me dënesë, pasi brenda dy ditësh Instagrami i saj do të bllokohet

Modelja ruse

Pas Facebook dhe Twitter, mbrëmjen e djeshme në Rusi është kufizuar edhe Instagrami.

Kjo ka bërë që një blogere ruse të kthehet në virale në rrjet pasi Instagrami i asaj do të pushojë së funksionuari.

Në një postim të postuar pak orë më parë nga Nexta tv, ajo shihet duke qarë me lot pasi tashmë është çështje kohe të humbasë llogarinë e saj në instagram, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur vendit të saj.

Ajo u shpreh se nuk i interesojnë fare mijëra të vdekurit, përfshirë edhe bashkatdhetarët e saj nga lufta në Ukrainë.

Për modelen, shqetësimi i saj më i madh tani është se ajo nuk do të jetë në gjendje të postojë foto të ushqimeve nga restorantet.

Mes mijëra komenteve që shoqërojnë këtë postim, të shumtë janë ato që flasin për sjellje të turpshme, pasi ajo nuk qan për mijëra viktimat e luftës por për postimet që humbet.