Lajme

Blinken duke kujtuar fjalët e Albright: Ajo çdo herë thoshte se Kosova e bën krenare

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Anthony Blinke ka thënë se ish-paraardhësja  e tij, Medaleine Albright do të ishte shumë e lumtur po ta shihte se gratë në Kosovë, po marrin udhëheqjen e vendit.

Ai në një video-mesazh në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë ka thënë se dy gjëra që i kishte shumë për zemër sekretarja Albright -popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.

“Kur fliste për parlamentin e Kosovës, Albright thoshte që kjo do të arrinte mundësitë e dhëna që gratë të kenë një mundësi të barabartë për të ndjekur ëndrrat dhe për të qenë biznesmene  e presidente, kryeministre e ministre  dhe në këtë kohë Kosova ka zgjedhur dy presidente gra, dy më shumë sesa në Amerikë, dhe besoj se Albright do të ishte e gëzuar që është kështu dhe do të ishte e gëzuar që gratë e marrin udhëheqjen, dhe kanë gëzuar mundësitë”, ka thënë Blinken.

Ai tha se në vizitën e fundit në Prishtinë, në vitin 2019, Sekretarja Albright ka mbrojtur sërish ndërhyrjen e NATO-s, në Kosovë, më 1999.

Bliken tha se “kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”.

“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mos tolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, ka cituar Sekretari Bliken fjalët e zonjës Albright.

Sipas tij, kur Albright është pyetur se çfarë e bën krenare gjatë shërbimit të saj prej shumë dekadash, gjithmonë thoshte Kosova.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se historia e Kosovës është histori e secilës grua e cila siç ka thënë, ka larguar një gur nga rruga drejt barazisë.

Osmani ka shtuar se ky forum është më i madhi i organizuar nga Kosova pas luftës, do të presë rreth 400 pjesëmarrës nga gjashtë kontinente dhe 33 shtete të ndryshme të botës.

/Shqip.com