Blinken dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në një postim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinken, ka vlerësuar kontributin e Nishanit në marrëdhënie mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, është shprehur sekretari amerikan i Shtetit.

Nishani u shtrua në Sanatorium një muaj më parë pasi u infektua me COVID-19.
Dy ditë pas shtrimit, gjendja e tij u rëndua dhe u transportua drejt Gjermanisë, ku ndërroi edhe jetë.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.