Blinken “blindon” Tiranën, 1 mijë efektivë në terren, rrugët që do të bllokohen

Policia e shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit amerikan të shtetit në tiranë Antony Blinken.
Sipas këtij plani masash nga mbrëmja e sotme, në orën 19:30, do ndalohet parkimi rreth stadiumit Air Albania, bulevardit Dëshmorët e Kombit, rrugës së Elbasanit, Bulevardit Bajram Curri dhe rrugëve lidhese me këto akse kryesore.
Ndërsa nesër në mëngjes nga ora 9 e 30 deri në 20 të mbrëmjes, me dy fasha orare do bllokohet lëvizja e mjeteve në rrugën dytësore Fushë Prezë-Rinas, Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas, Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas; ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas. Si dhe në rrugën e Elbasanit, rrugën “Papa Gjon Pali II”, rrugën “Ismail Qemali”, rrugën “Abdyl Frashëri bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardin “Bajram Curri”, dhe disa akse të tjera lidhëse.
Për Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza” nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie.
Ndalohet parkimi nga sot 19:30
Tabelë
Stadiumi ‘Air Albania’
Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’
Rruga e Elbasanit,
Bulevardi ‘Bajram Curri’
Rruga”Faik Konica”,
Rruga “Dervish Hima”,
Rruga “Ismail Qemali”
Rruga “Gjergj Filipi”,
“Lek Dukagjini”,
Rruga “Papa Gjon Pali II”,
Rruga “Ukraina e Lirë”
Nesër ndalohet qarkullimi nesër ora 09: 30- 12 30 dhe 17: 30- 20:00
Tabelë:
Fushë Prezë-Rinas
Rinas-Qafë Kashar-anasjelltas
Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja-anasjelltas;
Ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium-anasjelltas;
Rruga e Elbasanit,
Rruga “Dervish Hima”,
Rruga “Faik Konica”,
Rruga “Papa Gjon Pali II”,
Rruga “Ismail Qemali”,
Rruga “Themistokli Germenji”,
Rruga “Abdyl Frashëri”,
Rruga “Ukraina e Lirë”,
Rruga “Gjergj Filipi”,
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Bulevardi “Bajram Curri”.
/Shqip.com