Blero do martohet në dy muajt e ardhshëm?
Publikuar:
(29.01.2023 23:34:36)

Këngëtari i njohur shqiptar Blero Muharremi, është shumë i komentuar për jetën e tij private.
Së fundmi, Blero ka krijuar prapë kuriozitet tek ndjekësit për një martesë të mundshme.
I vendosur në një sfidë të pazakontë, moderatori Labinot Gashi “zbuloi” një sekret mjaft personal të mikut të tij Bleros.
Ai duhet të telefononte një personazh të famshëm e më pas të vendoste kufjet në vesh dhe pa e dëgjuar personin duhet t’i përgjigjej përmes fjalëve të këngëtarit Ermal Fejzullahu. Në këtë moment ai vendosi të telefononte Bleron.
E teksa po zhvillohej biseda, Blero i tha se do të martohej pas 2 muajsh, por kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë e Labit, ai tha se po bënte shaka.
/Shqip.com