Blerim Rexha kërkon shpërbërjen e Senatit dhe Këshillit Drejtues të UP-së

Profesori universitar, Blerim Rexha, ka shkruar se nëse qëllimi i vërtet dhe i sinqert i Këshillit Drejtues të UP-së është përmirësimi i performancës, atherë do duhej të bëhen edhe dy shakarkime.
Sipas tij, duhet të shpërbëhet Senati dhe Këshilli Drejtues.
“Andaj, nëse qëllimi i vërtet dhe i sinqert i këtij Këshilli Drejtues është përmirësimi i përformancës së Universitetit të Prishtinës do të duhej të bënte edhe dy shkarkime/shpërbërje: (1) të shpërbehet Senati i Universitetit, dhe (2) shpërbërja e Këshillit Drejtues – me një fjali Universiteti i Prishtines duhet të shkoj në zgjedhje të përgjithshme”, ka shkruar Rexha.
Rexha e ka cituar edhe shkenctarin Albert Einstein sa i përkert ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në UP.
“Siç ka thënë Albert Einstein “Insanity is doing the same thing, over and over again, but expecting different results”, ka shkruar ai.
Tutje sipas tij tash është koha që në zgjedhjet e reja të ngriten standardet sepse këtë ia kemi borxh të ardhmes së fëmijëve.
“Tani ka ardhë koha, që në zgjedhjet e reja, të ngritën edhe më tej standardet akademike për tu zgjedhur profesor, anëtar i senatit, dekan, anëtar i këshillit drejtues dhe rektor i universitetit. Këtë ia kemi borxh Universitetit të Prishtinës, ia kemi borxh të ardhmes së fëmijëve tanë!”, ka përfunduar shkrimin e tij Blerim Rexha.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Këshilli Drejtues i UP-së, e ka shkarkuar nga pozita, tani ish-rektorin, Naser Sahiti.
Në konferencën për media, u bë e ditur se Sahiti nuk ishte pjesë e mbledhjes dhe se ky i fundit është shkarkuar për shkak të performancës së dobët.
/Shqip.com