Blerim Destani: Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës

Aktori i talentuar, Blerim Destani është rikthyer në Shqipëri pas katër vitesh.
Destani tha se për shkak të punës dhe xhirimeve nuk ka pasur mundësi të vijë në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe tregoi që herën e fundit që ka qenë Shqipëria ka ndryshuar shumë.
Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimente për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë”, ka thënë ai në Shqipëria Live.

Ai ka thënë se është ardhurës i Shqipërisë, e sidomos Kosovës.
“Jam një adhurues i Shqipërisë sidomos i Kosovës. Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem ti vizitoj këto vende por kam xhiruar jashtë dhe së ka rënë rruga të vij këtu por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj”./SHQIP.com