“Black out” në të gjithë botën/ Microsoft: Nisi pas mesnate, po hetojmë problemet me sistemet
Publikuar:
(19.07.2024 11:04:47)

Microsoft thotë se po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit në të gjithë botën. Ai thotë se ndërprerja e shërbimit filloi pas mesnate.
Kompania thotë se po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe një problem që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.
Firma e sigurisë së IT-së Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Windows të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.
“Faleminderit që kontaktuat me mbështetjen e Crowdstrike”, thuhet në të./Sky News
/Shqip.com