Bjellorusi: Dënohet me 18 vite burg lideri opozitar
Publikuar:
(14.12.2021 20:32:35)

Me 18 vite burg është dënuar lideri opozitar Sergei Tikhanovsky, pasi sfidoi Aleksnadër Lukashenkon në zgjedhjet e vitit 2020.
Ai kishte organizuar potesta masive kundër tij, si një person që shihej si pretendent për ta përmbysur presidentin autoritar – ai ishte ndaluar për të marrë pjesë në zgjedhje, madje përfundoi i burgosur.
Më pas gruaja e tij Svetlana Tikhanovskaya e sfidoi Lukashenkon në votime, rpaorton BBC, transmeton SHQIP.COM.

Zgjedhjet e 9 gushtit ishte momenti kur shpërthyen protestat masive, pasi Lukashenko pretendoi se ka fituar 80 për qind të votave.
Ndërkaq, Tikhanovskaya u largua nga Bjellorusia për në Lituani.
Kjo pasi shumë opozitarë e kritikë të Lukashenkos përfunduan të burgosur. /SHQIP.COM