Ekonomi

Bitcoin do të konkurrojë me arin si aset për ruajtjen e vlerës

Në një skenar hipotetik ku bitcoin zë 50% të tregut të ruajtjes së vlerës, çmimi i saj do të arrijë në 100 mijë dollarë thotë Goldman Sachs.

Bitcoin do të konkurrojë me arin në 2022 ndërsa asetet dixhitale po adoptohen në masë sipas analistëve të Goldman Sachs.

Duke cituar vlerën e tregut prej 700 miliardë dollarë, krahasuar me afro 2.6 trillionë dollarë investime në ar, Goldman Sachs thotë se kriptomonedha aktualisht ka 20% të tregut të “ruajtjes së vlerës.”

Bitcoin “me shumë gjasa” zërë më shumë prej këtij tregu. Në një skenar hipotetik ku bitcoin zë 50% të tregut të ruajtjes së vlerës, çmimi i saj do të arrijë në 100 mijë dollarë thotë Goldman Sachs.

Bitcoin tregtohet ditën e sotme me 46 mijë dollarë, ndjeshëm më poshtë sesa vlera rekord e Nëntorit prej 69 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

/Shqip.com