Bislimit i ndalohet vizita në Beograd

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit ju është ndaluar shkuarja në Beograd nga autoritetet e Serbisë.
Lajmin për shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi për media i zyrës së Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.
“Vizita jonë është ndërprerë pa mbërritur në Beograd. Delegacioni është duke u kthyer drejtë kufirit”, tha Kadiu.
Tutje, Kadiu ka njoftuar se do të mbajnë edhe një konferencë për media lidhur me këtë çështje.
Konfirmohet shkuarja e Bislimit në Beograd – SHQIP.com
Në kuadër të konferencës “Forumi për Marrëdhënie Etnike” Beograd, pjesëmarrjen e kishte konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.
“Po ne mundemi me e konfirmu që Bislimi nesër shkon në Beograd, për të dhënë kontribut si folës në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, ku do të diskutohet për integrimin evropian të Kosovës dhe rajonit”, tha Kadiu për Shqip.com.
Sipas informacioneve leja për të hyrë në territorin e Serbisë është dërguar me kohë dhe se ajo ishte konfirmuar nga autoritetet serbe.
/Shqip.com