Bislimi: S’kemi diskutuar për Asociacionin, këto janë kushtet tona

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përgënjeshtruar lajmet nga Beogradi se në takimin e sotëm, do të diskutohet për Asociacionin.
Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, ai ka deklaruar se pozicioni i Kosovës është bërë i qartë që më 26 tetor nga kryeministri Albin Kurti në takim me liderët evropianë.
Ai ka treguar kushtet e Kosovës para se të nis puna me formimin e Asociacionit.
“Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentet tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjell Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por a është në harmoni të plotë, do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanci që kemi marrëveshje valide, e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë Bislimi.
/Shqip.com