Bislimi: S’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bisilimi, ka thënë se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk negociojnë dhe se janë pajtuar me palën ndërkombëtare që nuk mund të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.
Ai është ndalur tek njohja e Kosovës nga Serbia, duke thënë se ka avancim nga njohja de-facto në atë de-jure.
Më tej, ai foli edhe për planin e propozuar nga BE-ja, për të cilin tha se “ky nuk është plani që e ka synuar Kosova e as bashkësia ndërkombëtare”.
“Në qoftë se shikoni qartë mandatin e zotit Lajçak, mandati i tij konsiston në arritjen e një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme e cila do të ketë në qendër njohjen reciproke”, është shprehur Bislimi në RTK.
Tutje, ai tha se zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Evropë e në veçanti në Ukrainë kanë ndryshuar realitetin, që sipas tij, më pa BE-ja ka ardhur në përfundim që për momentin është e pamundur që të ushtrohet presion i mjaftueshëm mbi palën serbe që të jetë konstruktive në dialog.
/Shqip.com