Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, do të takohen sot në Bruksel.
Ata po takohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, e që në fokus do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e kaluar ka qenë në Kosovë e Serbi ku është takuar me Kurtin e Vuqiçin, tha të dielën se pret që palët të bien dakord për hapat konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes.
“Gjatë takimit tonë, ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit për t’u përgatitur për takimin në Bruksel që do të zhvillohet nesër. Pres që të dy kryenegociatorët të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat konkretë të ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes”, ka shkruar ai.
/Shqip.com