Kulturë

Binak Kelmendi / Pjesë e jetës

Shkrimtari i njohur, Binak Kelmendi
Shkrimtari i njohur, Binak Kelmendi

PJESË E JETËS

Dikur në shtëpinë tonë 
Nuk kishte kalendar
Ditët mateshin me hambar 

“Grun deri në Shmitër
Kollomboç deri në Shnjergj”   
Babai ndihej ngushtë
“Ç’do bëhej nga maji në gusht”

E si gjente ai zgjidhje
Ende s’kam lidhje

Veçse nana
Çdo ditë e piqte bukën
Dhe baba e merrte lahutën

Vëlla e motër
ngroheshin në votër
tek vizatonin në hi
një bukë lodër 

“Kam pas drithë me karricë
Serbia ma mori tepricë”,
Këndonte a ankohej baba…

/Shqip.com