Binak Kelmendi / Pjesë e jetës
Publikuar:
(14.10.2023 10:33:37)

PJESË E JETËS
Dikur në shtëpinë tonë
Nuk kishte kalendar
Ditët mateshin me hambar
“Grun deri në Shmitër
Kollomboç deri në Shnjergj”
Babai ndihej ngushtë
“Ç’do bëhej nga maji në gusht”
E si gjente ai zgjidhje
Ende s’kam lidhje
Veçse nana
Çdo ditë e piqte bukën
Dhe baba e merrte lahutën
Vëlla e motër
ngroheshin në votër
tek vizatonin në hi
një bukë lodër
“Kam pas drithë me karricë
Serbia ma mori tepricë”,
Këndonte a ankohej baba…
/Shqip.com