Binak Kelmendi / Në Butrint, për herë të parë
Publikuar:
(07.08.2023 16:41:44)

NË BUTRINT, PËR HERË TË PARË
Në Butrint, për herë të parë
Të gjitha në Butrint janë:
Kafeneja
Cigaret
Taketukja
Bunkerët
Ciceroni dhe një barsoletë
Hartat, datat, ngjarjet, përjetimet
Dhe shiu në Konispolin e gjelbër
Edhe karriget në amfiteatër guri
Lagur në lëmashk myshk moti
Dhe tutje uji fusha mali
Deti shkëmbi era malli
Pastaj
Shpatë Pirroje
Ëmbëlsirë Aleksandri
Qerre Genti
Lembë Agroni
Çadër Skerdiliadi
Shtizë Teute
Dhe Mustaqet vijë të Zogut
E Grushtet e fortë të Enverit…
E Demat tërboheshin në Ishull
(Shqipëri, Butrint, mars 1992)
/Shqip.com