Rozë

Big Brother po fillon – Kelmendi zbulon detaje ekskluzive (VIDEO)

Sonte me fillim të orës 21:00, nis spektakli më i madh kosovar, Big Brother VIP Kosova.

Kjo është hera e parë që në Kosovë, vjen një format i tillë i spektaklit.

Emra të shumtë janë përfolur, por asnjë nga ta nuk janë zbuluar nga BBVK, vetëm disa nga thëniet e tyre.

Ai gjatë një interviste në emisionin “Radioaktiv”, drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka zbuluar shumë të pathëna rreth këtij formati televiziv, të pari të kësaj natyre në Kosovë.

“Do të jetë shumë madhore, besoj se do t’i dalim karshi edhe pritjeve të audiencës. Natyrisht se nuk na lejohet që t’i zbulojmë se kush do të jetë brenda shtëpisë”, tha ai.

Ai tha se shtëpia e ndërtuar është një ndër më të mirat ndonjëherë.

/Shqip.com