Bie numri i të spitalizuarve nga COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës

Numri i pacientëve të cilët po marrin trajtim nga COVID-19 në klinikat e Qendrës Universitare të Kosovës dhe Spitalet e përgjithshme ka pasur rënje.
Nga 90 pacient sa ishin tani të spitalizuar në këto klinika dhe spitale janë gjithsej 76 pacientë.
28 prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive, kurse dy nga ata janë në mjekim intenziv me oksigjenoterapi.
Pastaj, Spitali i Pejës ka 14 pacient, ndërsa klinikat dhe spitalet e tjera kanë numër më të vogël të pacientëve.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë./Shqip.com