Lajme Botë

Biden rezulton pozitiv me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se Biden ka simptoma të lehta të virusit.

Siç raporton BBC, 79-vjeçari, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese.

Kurse, në një deklaratë të siguruar thuhët se ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij.

Tutje, thuhet se Biden po merr ilaçin antiviral Paxlovid.

Zyrtarët nga Shtëpia e Bardhë njoftuan se Biden do të marrë pjesë në takime përmes telefonit dhe Zoom./Shqip.com