Lajme Botë

Biden: Refuzimi i vaksinës nuk ka të bëjë me zgjedhjen personale

Joe Biden, presidenti amerikan

“Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush”.

Kështu ka thënë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Ai zbuloi planin i cili do të kërkojë nga punëtorët e kompanive të mëdha të testohen çdo javë nëse nuk e marrin vaksinën anti-COVID.

Lexo edhe:
Abdixhiku i reagon Konjufcës: Shtyrja e zgjedhjeve është sulm mbi demokracinë

Shumë spitale në SHBA kanë arritur në kapacitetin e plotë, për shkak të përhapjes së variantit delta, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Bizneset që nuk respektojnë rregullat e reja mund të përballen me mijëra dollarë gjobë për shkelje.

Me kërkesa të ngjashme pritet të përballen të gjithë punëtoret.

Më shumë se 650 mijë amerikanë kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë.