Lajme Botë

Biden i sanksionon ardhësit izraelitë për shkak të dhunës në Bregun Perëndimor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vendosur sanksione ndaj katër ardhësve izraelitë, të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Ai e nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten, duke thënë se dhuna ka arritur në “shkallë të patolerueshme”.

Urdhri i Bidenit nënkupton sanksione financiare dhe regjim vizash për individët të cilët i sulmojnë apo i frikësojnë palestinezët, apo ua uzurpojnë pronat atyre, tha të enjten këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan.

“Vendimi i sotëm synon promovimi ne paqes dhe sigurisë për izraelitët dhe palestinezët njëlloj”, tha Sullivan.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur prej se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – e sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Izraeli e uzurpoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme më 1967, bashkë me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor.

Palestinezët i kërkojnë këto territore për një shtet të pavarur që shpresojnë ta kenë. /REL

/Shqip.com