Ekonomi

Biden: Ekonomia Amerikane me rritjen më të madhe në 40 vitet e fundit

Ilustrim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se me veprimet që i kanë ndërmarrë kanë përfunduar me rritjen më të madhe të ekonomisë amerikane në 40 vitet e fundit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar për arritjen ekonomike të SHBA-ve.

“E nisëm vitin 2021 në mes të një krize ekonomike”, ka shkruar ai.

SHBA-ja është përballur me krizë ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19.

Hapja e vendeve të reja të punës ishte një nga premtimet e Biden.

Ishte zotuar për një zhvillim të vazhdueshëm ekonomik. /SHQIP.COM