Biblioteka e Kosovës pasurohet me kulturë hebreje
Publikuar:
(12.12.2022 11:37:46)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, u pasurua edhe me kulturë hebreje.
Bashkësia Hebreje, ka dhuruar një fond të librave të kulturës dhe historisë hebreje.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Bibliotekës Kombëtare.
“Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova pasuroi koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me një fond të librave të kulturës dhe historisë hebreje”, thuhet në njoftim.

Kjo u bë me qëllim të promovimit të kulturës hebraike, prandaj si pjesë e koleksioneve të Bibliotekës do të jetë i qasshëm për të gjithë lexuesit.
/Shqip.com