Lajme

Besnik Bislimi u takua me delegacionin e Komisionit Evropian

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim delegacionin e nivelit të lartë nga Komisioni Evropian të kryesuar nga Vassilis Maragos, shef i njësisë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Sipas njoftimit në këtë takim u diskutua për programin e IPA 2023 dhe informimin rreth mundësive për përfitim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) duke përfshirë garancitë bankare dhe zhvillimin e sektorit privat dhe koordinimin e veprimeve në nivel bilateral mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Po ashtu, u ofrua ndihma përmes instrumenteve shtesë siç janë TAIEX dhe Twining por edhe asistencë teknike të shpejtë për t’iu përgjigjur nevojave imediate për arritjen e masave kyçe në kuadër të Reformave të Agjendës Evropiane.

Nga programet IPA 2021 dhe IPA 2022, Kosova tashmë ka programuar dhe do të përfitojë përkatësisht 63,96 milionë euro dhe 70,25 milionë euro.​/Shqip.com