Bernard Berisha bëhet baba për herë të dytë, e pagëzon djalin me emër të veçantë
Publikuar:
(12.07.2022 16:23:27)

Futbollisti i njohur shqiptar Bernard Berisha është bërë baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja iu gëzuan ardhjes në jetë të një djali, ku lajmin e ndanë në rrjetet sociale.
Bashkëshortja e tij, Hashime Berisha postoi një foto të djalit duke treguar se e kanë pagëzuar me emrin Ezan.
“Mirë se na erdhe në jetë Ezan Berisha, 12.07.2022. Mami, babai dhe Diari të duam shumë”, ka shkruar Hashimja në Instagram.
A post shared by Hᴀsʜɪᴍᴇ Bᴇʀɪsʜᴀ 🦋 (@hashimeb3risha)
Aktualisht, Bernard Berisha është lojtar i lirë, për shkak se FIFA u ka dhënë leje lojtarëve që luajnë në Rusi dhe Ukrainë t’i shkëpusin kontratat me klubet e tyre përkatëse, për shkak të invazionit rus në Ukrainë./Shqip.com
