Lajme Ballkan

Bërnabiç: Kemi emra të fortë në Qeveri, jemi pro-serb

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq ka thënë se kanë emra të fortë në Qeveri.

Sic raporton RTS, Bernabiq ka thënë se qeveria e saj është qeveri pro-serbe që mbron interest kombëtar të Serbisë.

“Ne kemi me të vërtetë emra të fortë në qeveri, njerëz shumë të aftë dhe edhe një herë janë treguar dy gjëra dhe e para është se është një qeveri pro-serbe. Nuk ka as të majtë as të djathtë, as lindje, as perëndim, as veri apo jug. Kjo është një qeveri që merret dhe mbron interesat tona kombëtare,” tha Bërnabiç.

Bernabiq tha se SNS, si shtyllë kurrizore e Qeverisë, ka treguar se nuk shqetësohet për funksione dhe karriga por do të ju jep hapësirë njerëzve që ajo mendon se mund të sjellin energji dhe ide të reja.

Kryeministrja serbe komentoi edhe kritikat që pati për pritjen e një afati për formimin e Qeverisë në kuptimin për të gjetur kandidatët për ministrat.

Brnabiq tha se një qeveri që është në një mandat teknik mbetet një qeveri që kryen të gjitha detyrat e rëndësishme për qytetarët dhe se gjithçka është në përputhje me afatet kushtetuese.

“Që kur u mbajtën zgjedhjet deri më sot, lufta e tretë botërore praktikisht ka filluar. Nuk janë rrethana të zakonshme, ne kishim një shumicë të sigurtë e të qëndrueshme në asamble dhe ishte më e rëndësishme dhe më e zgjuar të përgatiteshe për dimrin,” tha Bërnabiq.

Bërnabiç tha se ishte një anëtare krenare e SNS dhe u ndje krenare duke deklaruar se kur mandati i saj të përfundoj ajo do ta falënderonte SNS-në për nderin që i ishte dhënë dhe se do të vazhdonte të punonte për vendin e saj në ndonjë mënyrë tjetër.

Duke komentuar mbi propozimin e propozuar për ministrin e të drejtave të njeriut dhe pakicave Tomisllav Zigmanov, Brnabiç tha se ishte e kënaqur që ai e pranoi ofertën.

/Shqip.com