Berisha refuzon sërish GJKKO-në, në gjykatë shkojnë vetëm avokatët e ish-kryeministrit
Publikuar:
(20.11.2023 09:23:04)
Kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krim të Organizuarar, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në Apelin e GJKKO-së zhvillohet sot seanca për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për çështjen “Partizani”.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen Partizani.
Seanca do të zhvillohet në datën 20 nëntor në orën 09:00 dhe trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Ndaj ish-kryeministrit është dhënë masa detyrim paraqitje dhe iu është bllokuar pasaporta. Ndërsa Jamarbër Malltezi ndodhet në qeli nën masën “arrest me burg”.
/Shqip.com