Lajme

Berisha për Kurtin: Ka shkuar në Greqi për të zgjeruar projektin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha  ka thënë se Kurti ka shkuar në Greqi për ta zgjeruar projektin e tij politik për bashkimin e trojeve shqiptare.

Kjo deklaratë e Berishës erdhi pasi Arben Gashi nga LDK i tha Kurtit se qënka rrezitur në Greqi.

“Unë desha ta falënderoj kryeministrin, por para se ta falënderoj, desha ta bëj një reagim ndaj Z. Arben Gashi, i cili iu drejtua kryeministrit dhe i tha se “qenkeni rrezitur mirë”. Dua t’i them se kryeministri, duke e njohur kursin e tij patriotik dhe atdhetar, nuk ka shkuar për t’u rrezitur, por ka shkuar ta zgjerojë projektin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare, prandaj duhet të keni më shumë konsideratë në vlerësim”, tha Berisha.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Tutje, Berisha i uroj mirëseardhje Kurtit që sipas tij ky i fundit ka ardhur nga një mision i vështirë.

Lexo edhe:
Gashi ironizon Kurtin për qëndrimin e gjatë në Greqi: Tek je rrezit mirë, bravo

“Kryeministër mirë se ke ardh nga një mision i vështirë në tokat e Çamërisë apo të Epirit dhe pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, kryeministër ju faleminderit që po kontribuoni në zgjidhjen e çështjes së çamëve në Greqi”, tha ai.

Pasi tha se kryeministri u angazhua gjatë dhe direkt, Berisha tha se po presin rezultatet e kësaj vizite duke i kërkuar Kurtit që të raportoj për vizitën.

Kryeministri Albin Kurti u kthye nga Greqia, ku po qëndronte nga 5 korriku. Ai mori pjesë në seancën e sotme të Kuvendit./Shqip.com