Berisha: Kurti të veproj kundër krimit ndërkufitar, e jo t’i mbuloj me retorikë të rrejshme patriotike
Publikuar:
(19.04.2022 11:28:32)

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri.
Berisha shkruan se kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të veproj, e jo t’i mbuloj incidentetm siç i quan ai “ me retorikë të rrejshme patriotike”.
Postimi i plotë:
Përderisa lufta reale ruso-ukrainase për Donbas ka nisur përshkallëzimin e plotë, Kurti në përpjekje për të imituar Zelenskin po përshkallëzon retorikën e luftës imagjinare me Serbinë.
E në fakt, si kryeministër i vendit Kurti do të duhej të veproj kundër krimit ndërkufitar që hyn në përgjegjësinë e tij, dhe jo t’i mbuloj incidentet me retorikë të rrejshme patriotike.