Lajme

Berisha: Koha e fundit të shpëtohet FSK

Hisen Berisha, deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit të ndodhura në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku pas dorëheqjes së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar komandantin e ri, gjeneralmajor Bashkim Jasharin – nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.

Berisha thotë se deri sot jo stabiliteti i qeverive të Kosovës nuk është reflektuar në ndryshimin e kreut ushtarak.

Sipas tij, ndërrimi i komandantit shpreson që ta çojë përpara zhvillimin dhe përparimin e FSK, por nëse këto ndryshime ndalin ose ndryshojnë karakterin e FSK-së, atëherë ka frikë se një situatë e krizës së thellë do ta presë Kosovën.

Për më tepër, Berisha thotë se kalimi i FSK nga ushtri profesionale në ushtri popullore është përgjegjësi që mund ta rrënojë personalitetin politik të Vjosa Osmanit dhe të minojë projektin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Deputeti i PDK-së më tej i ka uruar mirëseardhje kreut të ri të FSK-së, derisa ka falënderuar komandantin e deritanishëm për shërbimin në krye të këtij institucioni.

“Është koha e fundit të shpëtohet Forca nga pengesat për ngritje në nivelin e standardeve të shërbimit, të cilat nuk mund të ulen në nivelin tonë, por duhet ne të ngrihemi në nivelin e kërkuar, si dhe sfidimi nga avancimi teknologjik si në ushtritë moderne dhe NATO, çfarë synojmë të jemi dhe ne”, u shpreh Berisha, raporton KP.

“Pres nga niveli i ministrit dhe i ish-komandantit të sqarohet si proces normal puna me rrotacion që ndodhë në Forca, që kjo të mos vë dritëhije hamendjesh mbi imazhin e forcës si komponentë kyçe e zbatimit të Strategjisë së Mbrojtjes dhe ndërtimit të sistemit të mbrojtjes”, tha ai. /Shqip.com