Berisha: Do të jem pjesë e garës për të parin e Partisë Demokratike

Sali Berisha, është takuar me ushtruesin e detyrës së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibejan dhe sekretarin, Gazmend Bardhin dhe gjatë këtij takimi ka bërë të ditur se do të merr pjesë në garën për të parin e PD-së.
Berisha para gazetarëve ka thënë se i ka kërkuar Alibejës dhe Bardhit angazhim në procesin e bashkimit të Partisë Demokratike.
“Kontributin e tyre dhe çdo demokrati. Ajo çka gjykoj unë, është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktual, është të dialogojnë dhe të debatojnë në grupin parlamentar të PD”, ka thënë Berisha.
Ai gjithashtu ka thënë se në PD do të ketë gara të hapura.
“Ftoj cilindo koleg që do të garojë, është i mirëpritur në një garë të ndershme, me rregulla. Çdo deputet është i lirë të ketë agjendën e tij të takimeve dhe zgjedhësit e vet”, ka thënë nder të tjera Berisha.
Berisha gjithashtu ka kërkuar nga të gjithë demokratët të bashkohen me përpjekjet e Komisionit të Rithemelimit, të ngritur prej tij, për të rimëkëmbur të djathtën.
Ai gjithashtu ka folur edhe përr shpalljen non-grata, Berisha, ku ka thënë se kjo është e tepërt tashmë.
“Në momentin që të publikohet një fakt i vetëm, një dokument i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë publike qoftë dhe një qindarkë, unë marr çdo vendim ndaj vetes sime, përndryshe qëndroj shqiptar krenar, i palëkundur”, ka thënë ndër të tjera Berisha./Shqip.com