Berisha apeloi masën “arrest shtëpie”, GJKKO shtyn vendimin
Publikuar:
(24.01.2024 12:48:57)

GJKKO ka shtyrë vendimin mbi ankemimin e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi masën e “Arrest shtëpie”.
Shpallja e vendimit do të bëhet më 25.01.2024, në orën 09:00.
Ka qenë ish-kryeministri që përmes avokatëve ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30 janar, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë.
Dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.
Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.
/Shqip.com