Bensedini, lexeliumi e diazepani shiten nga barnatoret pa asnjë dëshmi e recetë

Brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e pak hapa larg Klinikës Psikiatrike, diazepani, bensedini e lexeliumi mund të blihet pa asnjë problem edhe nëse nuk keni recetën e mjekut, apo ndonjë dëshmi të paktën.
Shqip.com ka vizituar disa barnatore brenda hapësirës së QKUK dhe dëshmia tregon se në fakt për këto medikamente as që kërkohet dëshmia e recetës.
Shqip: Edhe një bensedin të 5ve t ‘lutem, më doket të 5ve e pat
Barnatorja: diazepan kom 2sh edhe 5sh
Shqip: e lexelium
Barnatorja: lexelium 1.5
Shqip: Ok, ama një lexelium veç te pyes, bensedinin e pinë ajo të 5ve.
Barnatorja: bensedinin e 5ve!
Shqip: po herë e mer lexelium herë bensedin
Barnatorja: ??
Shqip: po e pinë herë gjysmë herë e pinë ka një. Atëherë një lexelium dhe ni diazepan masi spaska bensedin.
Barnatorja: diazepanin e 5ve?
Shqip: po, diazepanin e 5ve.
Në vend se farmacistja të kërkojë udhëzimin, kërkesa e vetme e saj është që të mos i konsumoj përnjëherë pasi pasojat mund të jenë fatale.
Barnatorja: ruju mos t’i përdorë njëkohësisht.
Shqip: jojo e di.
Shqip: dmth lexeliumi i 3ve qëky a po?
Barnatorja: po.
Shqip: Faleminderit edhe prej juve..
Madje, për të njëjtat medikamente, barnatorja nuk e ka problem në këtë rast edhe lëshimin e kuponit fiskal./Shqip.com