Bekim Haxhiu: Nëse deputetët e mbajnë fjalën, projektligji për Trustin kalon

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu pret që nesër në Kuvendin e Kosovës të kalojë projektligji për Trustin.
Ai është shprehur se projektligji mund të kalojë nëse deputetët e mbajnë fjalën dhe nëse nuk ka ndonjë presion nga ana e Qeverisë.
Këto komente ai i bëri gjatë një interviste në T7.
“Nëse deputetet ndjehen të lirë, projektligji për trustin kalon. Nëse vazhdon ky presion i pushtetit të Albin Kurtit mbi deputetët e mazhorancës me arsyetimin që do të dënojë deputetët me largim nga grupi parlamentar nga dhe largimin nga koalicioni. Nëse deputetët e mbajnë fjalën dhe nuk bijnë në presionin e pushtetit, projektligji kalon. Mbetet të shihet se si do të veprojnë nesër deputetët në Kuvend”, tha ai.
Për ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta, njëra nga ana e veteranëve që po kërkojnë të ndryshojë ligji për pagën minimale dhe një nga punëtorët e KEK-ut që po kërkojnë që ligji për Trustin të kalojë në Kuvendin e Kosovës./Shqip.com