Bekim Haxhiu dorëzon Projektligjin për tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind në Kuvendin e Kosovës

Bekim Haxhiu, Deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
Bekim Haxhiu ka treguar për Shqip.com së këtë projektligj e ka dorëzuar në Kuvend me nëntë mars.
“Po me nëntë mars e kam dorëzuar projektligjin për tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind, kjo është një kërkesë nga një numër i madh i qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.

Ditë më parë, deputeti i PDK-së, e ka propozuar që të bëhet tërheqja e Trustit deri në 30 për qind.
Sipas Haxhiut, kjo duhet të bëhet për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe produkteve bazë ushqimore.
“Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është mëse e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30%. Propozim-amandamenti im do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”./Shqip.com