Bëhet virale video e Borës duke u puthur me balerinin shqiptar

Një video e moderatores Bora Zemani duke shkëmbyer puthje në buzë me balerinin Graciano Taganin është shprëndarë me shpejtësi kudo në rrjetet sociale.
Video mori shumë komente dhe reagime nga ndjekësit duke aluduar gjëra të ndryshme për dyshen në fjalë.
Në fakt videoja i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, krah Alban Ramosajt. Pamjet janë shkëputur nga një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte asokohe pjesë e trupës profesioniste të baletit.
Duket se gjithçka ka qenë pjesë e koregorafisë që ata po realizonin. Në përfundim të performancës, koreogarfi dhe anëtari i jurisë Albi Nako, shprehet në formë batute se puthja nuk ishte pjesë e performancës, megjithatë moderatorja përgjigjet me shumë sportivitet se mund ta bëjë përsëri koreografinë siç e kishin vendosur.
Pëndryshe, Bora tani po shijon karrierën si moderatore e emisionit të dashurisë “Për’puthen”./Shqip.com