Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani
Publikuar:
(16.02.2023 12:11:29)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai fillimisht ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovë, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit e ka pritur Begaj me ceremoni shtetërore.
Vizita e Begaj vjen në kohën kur Kosova shënon 15 vjetorin e Pavarsisë së saj.

Të dy homologët do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ndërkohë që më vonë pasdite, Begaj do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Begaj do të qëndrojë në Kosovë deri më datën 18 shkurt.
/Shqip.com