Lajme

Befasi në Kamenicë, sipas KQZ-së prin kandidati i Vetëvendosjes, i dyti Qëndron Kastrati

Nga 17 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Komunën e Kamenicës prin  kandidati i Vetëvendosjes, Kadri Rahimaj  me 32.15 për qind, ndërsa Qendron Kastrati i Partisë Social Demokrate me 23.38 për qind.

Kastrati në zgjedhjet e kaluara kishte garuar me partinë Vetëvendosje, duke drejtuar Kamenicën për katër vite.

Në këto zgjedhje ka qenë i vetmi kandidat i PSD-së që i ka hy garës për ta fituar edhe një herë këtë komunë të vogël.