Bebe Rexha: Nuk kam nevojë për vlerësime

Bebe Rexha është njëra ndër artistët më të dëgjuara, por vlerësimet dhe çmimet për të janë të pakta.
E krejt kjo duket se ndodh për shkak të një politike dhe parave, siç ka thënë vet këngëtarja në një intervistë të fundit për TMZ.
Teksa u ndalua nga një gazetar i tabloidit amerikan në “Los Angeles International Airport”, Bebe Rexha tregoi arsyen se pse kishte reaguar ditë më parë mbi ceremonitë e ndarjes së çmimeve, kur kishte përmendur faktin se si tri këngët e saj të famshme “Meant to be”, “In the name of love” dhe “Me, myself and I” janë dëgjuar nga një miliardë herë secila, por asnjëra nuk është vlerësuar me ndonjë çmim.

“Mendoj se ka të bëjë me politikë, paratë, të qenurit brend…të gjitha këto. Nuk e di, krejt çfarë di është se unë do të vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem”, tha ajo.
Ajo gjithashtu kujtoi se si reperi me famë botërore Drake, i cili njihet si një nga reperët më të diskriminuar në mbrëmjet e ndarjes së çmimeve, kishte thënë gjatë pranimit të një trofeu ‘Grammy’ se ato nuk janë aq të rëndësishme sa numrat.
“Unë e mbaj mend se çfarë Drake tha rreth çmimeve në Grammy: ‘Nuk është këtu esenca [te çmimi], zemër numrat nuk gënjejnë dhe paratë nuk gënjejnë dhe fansat po ashtu”, tha artistja shqiptare.
E pyetur nga gazetari se nëse do të kishte dëshirë që klikimet e saj të përktheheshin në çmime festivalesh, Rexha tha: “Jo, në djall trofetë”./SHQIP.com