Beatrix tregon arsyet se përse e la muzikën

Beatrix Ramosaj njihet si një ndër këngëtarët më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo vitet e fundit është tërhequr nga tregu muzikor, dhe shkaqet për këtë vendim i ka thënë teksa bisedonte me disa prej banorëve, pasi që ajo ka tashmë dy ditë që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka thënë se puna nuk e lejonte atë që të shijonte jetën.
“Doja shumë të shijoja jetën dhe puna nuk më linte, unë dua shumë të grumbulloj kujtime të bukura”, tha ajo.
Ky argument u kundërshtua nga Sabiani dhe Einxhel të cilët pohuan se talenti i Beatrix duhet të rikthehet në industrinë muzikore.

“Ke bërë shumë gabim, ti ke nxjerrë këngë shumë të bukura dhe është shumë keq që hoqe dorë. Gjithësesi nuk është kurrë vonë të rikthehesh”, tha Einxhel.
Të martën është mbajtur spektakli “Big Brother VIP” ku hynë tri banore të reja: Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira.
Ndërkohë këtë vit, moderatorja, Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota./SHQIP.com