Rozë

Beatrix Ramosaj ngriti dyshimet se Einxhel është shtatzënë, kështu përgjigjet ajo

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ka disa ditë që janë duke pushuar në Turqi.

Nga kjo ka lindur dyshime se dyshja do të bëhen prindër për herë të parë.

Shkak është bërë një koment që bëri Beatrix Ramosaj, ku shtoi dyshimet se moderatorja ishte në pritje të ëmbël. “He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, shkroi Beatrix në një postim në twitter duke etiketuar dyshen.

Mirëpo, së fundmi ka ardhur dhe një përgjigje nga moderatorja, që në të nënkuptojë se lajmi nuk është i vërtetë. “Hahahaha o jetaaaa kerkese te veshtire na keni bere. Avash avash se ka pune punaa”, ka shkruar Einxhel.

Ndryshe dyshja janë duke e vazhduar mjaftë mirë lidhjen e tyre – që disa muaj pas daljes nga Big Brother./SHQIP.com