Rozë

Beatrix poston një mesazh nga Albani, “thumbon” Semin

Beatrix Ramosaj

Kohëve të fundit është bërë virale një video ku Semi shihej e “irrituar”, gjatë bisedës së Beatrix dhe Donaldit.

Ndërkaq, Beatrix, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, kishte zyrtarizuar lidhjen e saj me Donaldin .

Semi, mikesha e ngushtë e ish të dashurës së Donaldit, Borës.

Dhe gjatë kohës që Semi dhe Beatrix, po debatonin, vëllai i kësaj të fundit i kishtë shkruar një mesazh.

Këtë Beatrix, e bëri të ditur përmes një postimi, ku Albani, i kishte shënuar ““Vriti me butësi”.

Beatrix, kishte shkruar se Albani, ishte mbështetësi më i madh i saj.

“Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falënderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falënderuese për ty”, ka shkruar Beatrix.

E, kjo nga ndjekësit është vlerësuar si “thumb” ndaj Semit.